Kthim tek pyetjet

A do të mbajë fëmija im syze gjithë jetën?

Është një pyetje shumë e vështirë dhe pjesën më të madhe të kohës, nuk është e mundur për t’u përgjigjur thjesht. Sytë nuk janë të maturuar që në lindje, globet okulare do të zmadhohen gjatë viteve të para të jetës. Ç’ka do të thotë që fuqia e syzeve të mundshme, e një korrektimi të mundshëm optik, do të ndryshojë gjatë proçesit të rritjes.

Mund të themi skematikisht që një miopi ka veçanërisht tendencë të rritet me kohën. Një fëmijë miop ka pak shanse që të mos mbajë syze më vonë gjatë rritjes. Kurse një hipermetrop i cili, në të kundërt nga miopia që është një sy shumë i madh, është një sy më i vogël dhe ka tendencë të zvogëlohet gjatë rritjes.

Çfarëdo qoftë, nëse nevoja për syze është e rëndësishme tek fëmija, mundësia që kjo nevojë të zhduket plotësisht me rritjen është relativisht e dobët. Tani ju më flisni për syze, e po mirë, tek i rrituri ose tek fëmija më i madh, syzet mund të zëvendësohen me xhama kontakti. I rrituri mund të bëjë edhe një kirurgji të refraksionit për të zëvendësuar syzet.

Por për ta përmbledhur, ne nuk kemi asnjë mënyrë për të përcaktuar nëse syzet do jenë të nevojshme gjatë gjithë jetës ose jo, dhe është kjo e panjohur që justifikon nevojën për të bërë kontrolle të rregullt për të përshtatur syzet me zhvillimin e syrit të fëmijës dhe të sigurohemi që ai të ketë gjatë gjithë kohës syze, ose një mjet tjetër për të korrigjuar refraksionin, që i mundëson të ketë shikimin më të mirë të mundshëm.