Fondi Ingvar Kamprad
Fondi Ingvar Kamprad
I krijuar në dhjetor 2012, fondacioni Ingvar Kamprad është formuar nga një donacion bujar i themeluesit të IKEA-s. Të ardhurat e kapitalit fillestar që vinin nga ky donacion financojnë aktivitete ose investime të Fondacionit për Azilin e të verbërve, në favor të fëmijëve të verbër dhe që shikojnë keq, në fushën e edukimit, kujdesit apo parandalimit.
Objektivi i parë i fondeve është mbështetja e projekteve me qëllim lehtësimin e integrimit të fëmijëve në shoqëri, por edhe pavarësinë e tyre, ri-përshtatjen ose ri-edukimin e tyre, akesin e tyre në kujdesin shëndetësor, në edukim, në aktivitete sportive ose kulturore ose në çdo aktivitet tjetër që i’u mundëson përballimin e handikapit të tyre, përmirësimin e mirëqënies dhe zhvillimin e pavarësisë së tyre. Objektivi i dytë është identifikimi i problemeve me shikimin e fëmijëve që në moshë të vogël, me veprime të tillë si, organizimi i ditëve të diagnostikimit ose broshura për parandalimin, të destinuara për prindërit dhe të disponueshme në 9 gjuhë