A janë testet në internet të besueshëm?
Problemi kryesor i testeve në internet është se janë autoteste që duan njëfarë pavarësie për t’u realizuar, ç’ka është e rrallë për rastin tek fëmija. Problemi tjetër është se nuk ka kalibrim për testet e ndryshme të bëra në internet. Ç’ka do të thotë që problemi edhe mund mos identifikohet.
Kur testojmë shikimin, është e pamundur të masësh sasinë e tij në internet. Por, ç’ka mund të jetë e dobishme, është të krahasojmë shikimin e njërit sy me shikimin e syrit tjetër. Nëse vëmë re një ndryshim, kontrolli është i rekomandueshëm. Mbulon vetëm një aspekt të shikimit. Është shumë e vështirë, në internet, të vlerësohet bashkëpunimi mes dy syve, kapaciteti për të parë në tre dimensionet, të vlerësohet lëvizshmëria e të dy syve. Kjo do të thotë që ka shumë gjëra që kalojnë plotësisht të paidentifikuara.
Për mendimin tim, një test në internet mund, eventualisht të orientojë drejt një vizite në rast dyshimi, por një test i përshkruar si normal në internet, nuk mund të jetë me të vërtetë i besueshëm.