Kthim tek pyetjet

A mjafton kontrolli tek opticieni?

Ekzaminimi i shikimit të një fëmije është diçka shumë i veçantë. Fëmija nuk ankohet në pjesën më të madhe të kohës për shqetësime me shikimin. Fëmija bashkëpunon, veçanërisht fëmija në moshë të vogël, më pak se një i rritur, ç’ka bën që çdo ekzaminim është pak më i komplikuar. Për më tepër, ekzaminimi i shikimit të një fëmije nuk kufizohet me përcaktimin e nevojës për syze, por duhet të përfshijë vlerësimin e bashkëpunimit për të dy sytë e fëmijëve, të lëvizshmërisë dhe më pas të gjithë morfologjisë okulare për t’u siguruar që nuk ka asnjë element i cili mund të çojë në një shikim të keq të syrit ose që të jetë një faktor rreziku për zhvillimin vizual jo normal.

Një gjë e domosdoshme për t’u realizuar kur ekzaminojmë një fëmijë sidomos për ekzaminimin klinik, është përdorimi i pikave të cilat paralizojnë përshtashmërinë e fëmijës, akomodimin, për të përcaktuar nevojën reale, objektivin, syzet. Këto pika mund të përdoren vetëm nga mjekët, ç’ka bën që ekzaminimi i realizuar nga opticieni mund të jetë një bazë depistimi, por një ekzaminim i plotë i cili mund të jetë absolutisht i sigurt që të çojë në rekomandimin e masave terapeutike, mund të realizohet vetëm nga një mjek, më shpesh nga një oftalmolog.