Si bëhet një konsultë me një fëmijë?
Konsulta me një fëmijë dhe veçanërisht me të vegjëlit, kërkon të merret nga ata besim, me qëllim që të mund të ekzaminojmë sa më mirë gjithçka duhet të shikojmë. Pra sigurisht, duhet të përdoren lojëra të vogla, lodra me ngjyra për të tërhequr vëmendjen e tij. Do përpiqemi të jemi më shumë në një konsultë loje dhe në këtë rast, do përpiqemi, kur bëhet fjalë për shumë të vegjël, të marrim maksimumin e informacioneve me vëzhgim, veçanërisht nëse ka strabizëm, domethënë nëse ka një sy të devijuar. A ka një qepallë e cila nuk është pozicionuar siç duhet? A ka një pozicion kompensues të kokës, domethënë një kokë e cila është e varur veçanërisht nga njëra anë ose nga tjetra.
Do përpiqemi që ai të arrijë të shohë në drejtime të ndryshme, në mënyrë që të mund të vërejmë nëse dy sytë funksionojnë mirë njeri me tjetrin. Kur kemi të bëjmë me një fëmijë pak më të madh, do mund të testojmë shikimin e tij. Do përdorim imazhe pak më të mëdha, qoftë nga larg ose nga afër. Kur janë pak më të mëdhenj, mund të përdorim një forma të cilat do drejtohen në disa drejtime, që fëmija mund t’i manipulojë me lehtësi. Kur janë akoma edhe pak më të mëdhenj, mund të kalojmë tashmë në shifra ose në tekste. Në çdo rast, ç’ka do jetë e rëndësishme, është të përcaktojmë nëse ka një sy i cili shikon më pak mirë, nëse ka një sy i cili është i devijuar, nëse ka strabizëm, në mënyrë që të parandalojmë, dhe pastaj të sjellim trajtimet e përshtatshme.
Ekzaminimi ortoptik do të vazhdojë me një ekzaminim oftalmologjik nga një mjek, me zgjerim të qepallave, ekzaminim i refraksionit dhe i fundusit të syrit.