Çfarë është daltonizmi?
Atëherë, nuk mund të flasim për daltonizëm pa pasur një shpjegim të shkurtër mbi atë ç’ka është shikimi. Ne shikojmë sepse kemi një retinë. Në retinë, ka receptorë, që janë shkopinjtë dhe konet. Shkopinjtë, shumë shkurt, janë për natën, për dritat shumë të dobëta. Ndërsa konet, janë të nevojshëm për shikimin gjatë ditës, për të na dhënë një shikim shumë të saktë, për të lexuar dhe sigurisht, për dallimin e ngjyrave.
Ne shikojmë ngjyrat dhe i identifikojmë në mënyrë korrekte, sepse ne kemi tre tipe, tri familje që punojnë bashkë për të na dhënë një perceptim normal të shikimit të ngjyrave. Atëherë, daltonizmi është në fakt një sëmundje, një prekje gjenetike kongjenitale, jo evolutive, në të cilën mungon një familje e koneve. Ky problem nuk zhvillohet dhe nuk është i shoqëruar me një humbje të shikimit. Problemi i vetëm, është dallimi i ngjyrave i cili nuk është normal në raport me subjektet normale. Është shumë e shpeshtë, sepse 7 deri në 8% e djemve, e burrave në Europën e veriut dhe në Amerikën e veriut shfaqin një lloj forme daltonizmi. Daltoniku, shpesh, nuk e di se është daltonik, nuk ka asnjë simptomë dhe jeton në jetën e tij si gjithkush dhe qoftë mjedisi familjar, qoftë mësuesit vënë re se ndonjëherë, daltoniku identifikon ose ndesh ngjyra që janë pak të çuditshme për njerëzit të cilët kanë një vizion normal të ngjyrave.
Sigurisht, identifikohet me teste shumë të thjeshta. Siç e kam thënë, nuk ka diagnozë për shikimin, që është e keqe. Pacienti daltonik qëndron daltonik gjithë jetën, funksioni i tij i shikimit qëndron normal. Ka një mit! Miti, është se daltoniku nuk e dallon jeshilen, daltoniku nuk e dallon të kuqen. Në fakt, është e pavertetë! Daltoniku ngatërron çiftet e ngjyrave: një ngjyrë dhe një tjetër ngjyrë shumë të pastra, do të ngatërrohen. Por mjafton që një nga ngjyrat të jetë pak e ndryshme, pak më e kuqe ose pak më jeshile që daltoniku të mos i ngatërrojë këto ngjyra.