Fëmija im ka sy që i rrjedhin gjithë kohës, çfarë duhet të bëj?
Lotimi tek fëmija ka dy origjina kryesore: e para, është lotimi si reaksion i një infeksioni të syrit dhe origjina tjetër, është diçka mekanike ku lotët nuk largohen në mënyrë korrekte nga syri.
Tek foshnja, shkaku kryesor i lotimit, është ajo ç’ka e quajmë mbyllja e rrugëve të lotit. Lotët janë prodhuar këtu, në cep të syrit të jashtëm, ato lubrifikojnë syrin dhe largohen nëpërmjet cepit të brendshëm të syrit, brenda hundës. Ndonjëherë, që nga lindja, kjo rrugë e largimit është e bllokuar dhe mund të shkaktojë lotim. Është një patologji beninje e cila zhvillohet në mënyrë të favorshme, në më shumë se 95% të rasteve, mes moshës 1 dhe 2 vjeç dhe është diçka qe e trajtojmë. Tek bebet shumë të vogla, ajo ç’ka duhet të bëjmë kujdes, por që është përgjithësisht e lidhur me një bezdisje të madhe ndaj dritës, lotim intensiv dhe sy të mëdhenj kukulle, është glaukoma kongjenitale, që mund të shfaqet. Është një presion shumë i lartë në sy i cili, përbën një urgjencë oftalmologjike tek foshnjet.
Shkaku tjetër i lidhur me inflamacionet, është një lotim si reaksion më shpesh dytësor i konjuktiviteve tek fëmijët, tipikisht në rast të gjendjeve gripale. Ka edhe trauma të vogla që shohim gjithashtu tek fëmijët që mund të çojnë një gisht në sy etj., të bëjnë gërvishtje të syrit, që kërkojnë një ekzaminim me mikroskop, për të përjashtuar këto problematika dhe për t’i trajtuar ato.