Fëmija im nuk dëshiron të mbajë syze, keni ndonjë metodë apo këshillë?
Pra, në fakt një fëmijë i cili ka nevojë për syze por që nuk i mban menjëherë, duhet të bëjë një sforcim me shikimin, pra të sforcojë sytë e tij, për të parë pastër. Problemi është se pasi vendos syzet, ai do shikojë turbull dhe kështu që nuk do dojë t’i mbajë syzet. Pra, këshilla është të vendosë syzet e tij menjëherë sapo të zgjohet edhe para se të pijë biberonin e tij, para se të shikojë televizor, para se të bëjë çfarëdo aktiviteti në mëngjes, menjëherë gjëja e parë janë syzet.
Një gjë e dytë e rëndësishme, është në lidhje me zgjedhjen e skeletit. Është mirë të zgjedhësh një skelet të madh, sidomos për pjesën sipër, që fëmija mos shikojë sipër syzeve dhe kur të shikojë sipër, ai të shikojë gjithmonë nëpërmjet xhamave të tij.
Ajo ç’ka është e rëndësishme në lidhje me zgjedhjen e skeletit, është zgjedhja e një skeleti i cili është lehtësisht i përshtatshëm, që fëmija mos dëmtohet, dhe që të jetë i rehatshëm dhe që mos rrëshqasë.