Kthim tek pyetjet

Fëmija im shikon turbull, pse?

Atëherë së pari, ndodh shumë rrallë që fëmijët të ankohen për një shikim të turbullt. Së pari, një fëmijë do përshtatet me çdo gjë që mund të ndryshojë në shikimin e tij, dhe një shikim i turbullt për të, nuk është diçka e qartë. Ai nuk e di se çfarë është normale, pra ai nuk e di se çfarë është një shikim i turbullt. Kjo do të thotë që pjesën më të madhe të kohës, fëmija mund të kuptojë që shikon turbull vetëm nëse shikon në mënyrë të ndryshme nga shokët e tij. Kjo mund të ndodh në shkollë, ku papritur ai mund të kuptojë që shokët e tij e shikojnë shumë mirë tabelën, dhe se ai nuk arrin të lexojë aq lehtë sa ata. Kjo ndodh kur dy sytë shikojnë jo dhe aq mirë. Dhe nëse një sy shikon jo aq mirë, ky problem me shikimin mund të kalojë pa u vënë re, deri në momentin e një loje, për shembull, një fëmijë vendos një mbulesë pirati, ose mbulon një sy dhe kupton që ai nuk shikon të njëjtën gjë me secilin sytë.

Kjo aftësi e madhe përshtatje e fëmijës, shpjegon faktin që vizitat sistematike për shikimin e fëmijëve, të cilët janë normalisht të realizuara shumë mirë nga pediatrët, janë të domosdoshme për të identifikuar një problem me shikimin. Por skematikisht, nëse një fëmijë ankohet për shikim të turbullt, mund të jetë një shikim i turbullt nga larg, i cili mund të jetë i lidhur me një problem miopie ku syri, globi okular duke qenë pak më i gjatë, nuk formohet në nivelin e retinës, e cila është mbulesa që mbulon fundusin e syrit dhe që shërben për të mbledhur imazhet dhe për t’i dërguar në tru. Atëherë, përpara se të formohen në vendin e duhur, imazhi mund të formohet më para, ç’ka shpjegon që fëmija do të shikojë turbullt nga larg, por qartë nga afër. Kjo është miopia.

E kundërta e miopisë së syrit, ku syri nuk është shumë i gjatë, por në këtë rast më i shkurtër, quhet hipermetropi. Në këtë rast, fëmija mund të ankohet se shikon turbullt afër, ndërsa nga larg ai shikon shumë qartë. Është një ankim shumë i rrallë tek fëmija, sepse fëmijët kanë një aftësi të madhe për të përshtatur, për të kompensuar këtë hipermetropi. Fëmija hipermetrop do ketë më shumë tendencë të ankohet për dhimbje koke pas një pune të rëndësishme, pas shkollës për shembull, nga një lodhje me sytë, dhe sytë që bien. Këto janë ankesa tipike të hipermetropisë.

Dhe pastaj, ka një shqetësim të tretë të refraksionit që quhet astigmatizëm, i cili në këtë rast, është i lidhur me faktin që xhami i syrit, korneja, nuk është në mënyrë perfekte i rrumbullakët si një top futbolli për shembull, por do t’i ngjante më tepër një topi regbie, me lakime të një aksi i cili është i ndryshëm nga lakimi i aksit tjetër. Ky shqetësim bën që imazhet janë gjithmonë pak të turbullta ose pak të deformuara qoftë nga larg, qoftë nga afër. Pra, shkaku kryesor i një shikimi të turbullt, është një shqetësim i refraksionit: qoftë miopia, hipermetropia, astigmatizmi ose një kombinim i astigmatizmit me miopinë ose hipermetropinë.