Zbuloni sëmundjet e shikimit

Astigmatizmi

Çfarë është astigmatizmi?

Astigmatizmi është një defekt vizual i refraksionit i karakterizuar nga një parregullësi e kornesë (struktura transparente në pjesën përpara të syrit, «xhami» i syrit). Më shumë së qëni e rregullt si sipërfaqja e një topi futbolli, korneja është e deformuar, forma lakuese e saj ndryshon sipas aksit, pak a shumë si një top regbije. Astigmatizmi është shumë shpesh i lidhur me një miopi ose një hipermetropi.

Cilat janë shenjat?

Astigmatizmi shkakton një shikim të turbullt dhe deformon të gjitha largësitë, shpesh më të shfaqura në një drejtim të caktuar. Trubullimi i shikimit mund edhe të shkaktojë konfuzione për gërmat apo shifrat. Turbullimi i shikimit mund të shkaktojë ose rëndojë një lodhje vizuale, në veçanti në lexim dhe të sjellë dhimbje koke (cefaletë).

Cilët janë mjetet e diagnostikimit?

Astigmatizmi identifikohet nga një ekzaminim i mprehtësisë së shikimit, pastaj i refraksionit. Tek fëmija dhe tek të rinjtë, përdorimi i pikave cikloplegjike, që paralizojnë përkohësisht mundësinë e përshtatjes së syrit (akomodimin) është shpesh i nevojshëm për të marrë një matje të besueshme të hipermetropisë. Një diagnostikim dhe një trajtim i hershëm i shqetësimeve të refraksionit është i domosdoshëm tek fëmija, për të shmangur një ambliopi.

Cilët janë faktorët e riskut?

Parregullsia e kornesë mund të rëndohet nga fërkimet e shpeshta të syve. Një infeksion ose një dëmtim i syrit mund, gjithashtu, të shkaktojnë ose rëndojnë një astigmatizëm.

Cilët janë trajtimet e astigmatizmit?

Astigmatizmi mund të korrigjohet me syze me xhama torikë (cilindrikë), me xhama kontakti cilindrikë ose, tek i rrituri dhe në disa raste, me kirurgjinë e refraksionit me lazer.