Zbuloni sëmundjet e shikimit

Konjunktiviti

Çfarë është konjunktiviti?

Konjunktiviti është një inflamacion i konjunktivitit, një membramë transparente e cila mbulon globin e syrit dhe faqen e brendshme të qepallave.

Tre shkaqet më të shpeshta të konjunktivitit janë infenksionet virale (95% e rasteve) të ndjekura nga infeksionet bakteriale dhe alergjitë.

Cilat janë shenjat?

Konjunktivitet kanë si simptomë të përbashkët një sy të kuq dhe që rrjedh. Kur bëhet fjalë për një infeksion viral, mund të vërehet një rrjedhje e pastër, kurse një infeksion bakterial karakterizohet nga një lotim më i madh.

Conjonctivite virale

Konjunktiviti viral: bilateral dhe lotim i pastër
Konjunktiviti i shkaktuar nga një alergji manifestohet me kruajtje.
Në disa raste, konjunktiviti shoqërohet nga shenja të tjera të cilat mund të prekin një sy ose të dy sytë.

Conjonctivite bactérienne : écoulement purulent

Konjunktiviti bakterial: rrjedhje e tepërt

  • Skuqje
  • Lotim
  • Ndjenjë pickimi, djegie ose ndjesi e një guri rëre në sy
  • Sekrecione në nivel të qepallave, veçanërisht në zgjim
  • Fryrje e qepallave
  • Verbim nga drita

Cilët janë mjetet e parandalimit?

Masa të thjeshta higjiene lejojnë shmangien e marrjes së konjunktivitit. Është së pari e rëndësishme të shmanget çdo kontakt me një person të prekur nga konjunktiviti infektiv.

Këshillohet gjithashtu të lahen duart pas tështimës ose pas shfryrjes së hundëve dhe para se të vihen ose të hiqen lentet e kontaktit.

Cilët janë mjetet e trajtimit për një konjunktivit?

Pjesa më e madhe e konjunktivitit pavarësisht se cili është shkaku, zhduket natyrshëm pas dy javësh. Në funksion të rëndesës, shumë trajtime mund të jenë të nevojshme.

Një konjunktivit viral shërohet me kompresa uji të ftohtë, me pika lubrifikues dhe/ose antiseptikë për të shmangur infeksionet bakteriale.

Një konjunktivit bakterial trajtohet me pika antibiotiku dhe/ose me anti-inflamatorë.

Një konjunktivit alergjik shërohet me ndihmën e pikave antialergjike dhe/ose me ilaçe anti-alergjike që merren nëpërmejt gojës.

Gjatë trajtimit dhe deri në shërimin e plotë, rekomandohet të mos mbahen lente kontakti.