Zbuloni sëmundjet e shikimit

Nystagmus

Çfarë është nystagmus?

Nystagmus është një lëvizje e vrullshme, spontane e pavullnetshme e syve, një lloj lëkundje ritmike, e shpejtë.

Nystagmus mund të jetë normal në disa situata, si për shembull kur shikojmë një peisazh nga dritarja të një treni në lëvizje. Shikimi fiksohet në një pikë të peisazhit, e ndjek gjatë një momenti të shkurtër gjatë lëvizjes së tij deri në maksimum nga njëra anë, pastaj fiksohet në një pikë tjetër të peisazhit dhe e ndjek. Një situatë tjetër ku vërehet një nystagmus normal është ajo kur vendoset një person në një karrike të cilën e rrotullojmë. Nystagmus fillon atëherë nga veshi i brendshëm.

Nystagmus është patologjik kur ai është i pranishëm në mënyrë të qëndrueshme.

  • Tek fëmija, nystagmus shfaqet më shpesh që nga 2 deri në 3 muajt e parë të jetës. Ky nystagmus i hershëm mund të izolohet, ose bashkohet me një problem të shikimit. Përjashtimisht, nystagmus mund të lidhet me një problem neurologjik, për të cilin dyshohet kur nystagmus shfaqet 4 deri në 6 muajt e parë të jetës.
  • Tek i rrituri, nystagmus i fituar, domethënë i ri, është shpesh i lidhur me një problem neurologjik.

Cilat janë shenjat?

Sytë mund të shfaqin lëvizje të vrullshme të qëndrueshme të shpejta horizontale ose vertikale, të cilat mund t’i ngjajnë një «dridhje» konstante të shikimit. Këto lëvizje mund të jenë të rregullta ose të çrregullta, identike dhe të njëpasnjëshme për çdo sy ose jo. Nystagmus shpesh mund të qetësohet në një drejtim të shikimit. Në këtë rast, pacienti mban kokën në mënyrë konstante të kthyer për të përdorur drejtimin e shikimit më të qetë, i cili i mundëson një shikim më të mirë. Nëse nystagmus është i fituar, pacienti mund të ketë përshtypjen se ajo ç’ka e rrethon lëviz në mënyrë konstante. Ky nuk është rasti më i shpeshtë tek fëmija.

Cilët janë mjetet e diagnostikimit?

Prania e lëvizjeve spontane të pavullnetshme kërkon realizimin e një vizite oftalmologjike, shpesh e shoqëruar me një ekzaminim ortoptik, me qëllim për të përcaktuar tipin e nystagmus, dhe për të vendosur nëse ekzaminime plotësuese janë të nevojshme. Një nystagmus i fituar kërkon trajtim sa më të shpejtë.

Cilët janë faktorët e riskut?

Prania e nystagmusit në familje përbën një faktor risku, sepse disa raste janë me origjinë gjenetike.

Cilët janë trajtimet për nystagmus?

Syzet ose xhamat e kontaktit mund të jenë të nevojshme për të përmirësuar shikimin. Në rast të tortikolis, një operacion i muskujve ekstra-okular (që mundësojnë lëvizjet e syve) mund të rekomandohet me qëllim për të zhvendosur zonën e shikimit të qetë nga një pozicion anash në shikimin drejt para.

Nëse shikimi është qartësisht më i mirë se shikimi nga afër, një operacion i mujkujve ekstra-okular shpesh mund të rekomandohet me qëllim përmirësimin e shikimit nga larg.

Ilaçe (për shembull, Baklofeni) mund të jenë të nevojshëm në disa tipe të nystagmusit.