Zbuloni sëmundjet e shikimit

Strabizmi

Çfarë është strabizmi?

Strabizmi është një defekt kordinimi ose drejtimi i syve. Normalisht akset e syve janë paralele edhe kur shikojmë larg edhe kur shikojmë afër, të dy sytë dallojnë bashkë objektin që shikojmë. Tek strabizmi, bashkëpunimi mes dy syve është i cënuar.

Cilat janë shenjat?

  • Tek strabizmi konvergjent (ose ezotropia), një sy shikon më shumë drejt hundës («devijon»).

 

Ilustrimi i një strabizmi konvergjent

  • Tek strabizmi divergjent (ose ekzotropia), syri shikon më shumë drejt tëmthave.

Ilustrim i një strabizmi divergjent

  • Tek strabizmi vertikal (hiper-ose hipotropia), një sy shikon shumë lart ose shumë poshtë.

Ilustrim i një strabizmi vertikal

Devijimi mund të jetë i përhershëm ose me ndërprerje, i qëndrueshëm ose i lëvizshëm, i pranishëm që nga fëmijëria ose i fituar gjatë moshës së rritur. Ndonjëherë, pacienti ankohet për një shikim të dyfishtë (diplopi).

Këndi i devijimit është shpesh shumë i vogël për t’u parë me sy të lirë. Ky quhet “mikro-strabizëm”, i cili ka gjithsesi të njëjta pasoja si edhe një strabizëm me kënd më të madh.

Cilët janë mjetet e diagnostikimit ?

Tek fëmija, diagostikimi bëhet nga pediatri i cili kryen shumë teste gjatë kontrolleve nga mosha 0 deri në 6 muaj, pastaj në çdo vizitë. Nëse pediatri apo prindërit vërejnë një strabizëm, edhe të përkohshëm, rekomandohet konsultimi tek oftalmologu. Prania e strabizmit ose e shikimit të keq tek fëmija (ambliopia) në familje justifikon një kontroll të hershëm tek oftalmologu, rreth moshës 1 vjeç, edhe nëse ka mungesë strabizmi.

Tek i rrituri, diagnostikimi bëhet tek oftalmologu.

Mosha të ndryshme, probleme të ndryshme 

Tek fëmija: Shikimi nuk është i maturuar që nga lindja, por zhvillohet gjatë viteve të para të jetës. Nëse një sy punon dhe shikon mirë, por tjetri nuk është në vijë të drejtë, truri injoron imazhin e syrit të devijuar, dhe mëson të shikojë vetëm me një sy i cili dallon atë ç’ka fëmija dëshiron të shikojë. Syri i devijuar nuk e zhvillon shikimin e tij, dhe mbetet shumë i keq. Flitet atëherë për ambliopi, ose “syri dembel”, i cili duhet të trajtohet sa më shpejt të jetë e mundur. Për më tepër, nëse një sy devijon që nga fëmijëria e hershme, truri nuk mund të zhvillojë shikimin binokular, domethënë mundësinë e të parit në reliev (3D).

Tek i rrituri: Shfaqja e strabizmit tek i rrituri shoqërohet shumë shpesh me një shikim të dyfishtë (diplopia), me dhimbje koke (cefaletë), dhe/ose me një lodhje vizuale të rëndësishme. Strabizmi i fituar mund të shfaqet pas një rëndimit të një strabizmi që vjen nga fëmijëria, por gjithashtu mund të jetë shenjë e një problemi neurologjik (AVC, për shembull), dhe kërkon ekzaminime me urgjencë.

Cilët janë faktorët e riskut?

Rastet e strabizmit ose të shikimit të keq tek fëmija në familje përbëjnë një risk më të lartë për fëmijën që të ketë një strabizëm. Probleme perinatale, sidomos neurologjike, si edhe shqetësime të refraksionit të rëndësishme (nevojë për syze), veçanërisht një hipermetropi e rëndë, përbëjnë gjithashtu një risk më të lartë për të zhvilluar një strabizëm.

Cilët janë trajtimet?

Tek fëmija trajtimi konsiston më shpesh në rekomandimin e mbajtjes së syzeve, që mundësojnë të japin një imazh të mirë tek të dy sytë, si edhe duke mbuluar «syrin më të mirë» me një ngjitëse (quajtur edhe mbulesë), me qëllim për të forcuar trurin të përdorë dhe «të mësojë të shikojë» me syrin e devijuar. Pasi stabilizohet situata, mund të parashikohet një operacion për të drejtuar sytë.

Tek i rrituri, syze me prizëm që kthehet në dritë ose një mbyllje e syrit, mund të jenë të nevojshëm për të fshirë shikimin e dyfishtë. Pas stabilizimit, mund të parashikohet një operacion okulomotor (domethënë i muskujve përgjegjës për lëvizjen e syrit).