Kthim tek pyetjet

Çfarë bën një ortoptist?

Ortoptisti është një profesionist paramjekësor, i cili ekzaminon sytë e pacientëve, sigurisht edhe të fëmijëve, për të përcaktuar si janë pozicionuar sytë, njëri në raport me tjetrin, si funksionojnë njëri me tjetrin. Do të ekzaminojmë pra shikimin, do të ekzaminojmë mënyrën sesi muskujt funksionojnë, nëse kanë kufizime apo jo. Do të ekzaminojmë nëse ka strabizëm, domethënë nëse njëri sy është më i devijuar se syri tjetër. Do ekzaminojmë gjithashtu bashkëpunimin mes dy syve, nëse të dy sytë funksionojnë mirë, nëse bashkëpunojnë mirë, dhe cili është vizioni i relievit. Më pas, ortoptisti, në funksion të ekzaminimit të tij, do të bëjë një diagnostikim ortoptik, që do ta transmetojë tek mjeku oftalmolog, me të cilin ai ose ajo, punon. Ky bashkëpunim do të çojë më pas në një trajtim nëse është e nevojshme, veçanërisht ortoptisti do të trajtojë mbylljet që vendosen tek syri i një pacienti, që syri tjetër të mund të punojë. Ai gjithashtu do vendosë prizma tek syzet e një pacienti i cili do të shikonte në mënyrë të dyfishtë, për ta ndihmuar në këtë periudhë çekuilibri mes dy syve, dhe ortoptisti, ashtu si një fizioterapist, do t’i bëjë gjimnastikë okulare pacientit.