Fëmija im kalon kohë para ekraneve, duhet të shqetësohem?
Konsumi i ekraneve është shpesh burim shqetësimi tek prindërit, por është aktualisht më shumë një problematikë e lidhur me zhvillimin dhe edukimin, sesa realisht me shikimin.
Përdorimi tabletës ose i librit kërkon një shikim të afërt dhe tek fëmija i cili është shpesh hipermetrop, kjo mund të sjellë simptoma lodhjeje okulare, sepse ai përdor autofokusin e syrit, akomodimin, për të parë nga afër dhe mund të ankohet në fund të ditës, për shikim të turbullt dhe dhimbje koke. Ne dimë gjithashtu se përdorimi i tyre i tepërt mund të favorizojë zhvillimin e miopisë në një periudhë të afërt ose të largët tek fëmija.
Do thosha se ajo ç’ka mund të rekomandohet, sepse nuk mund t’i largojmë plotësisht ekranet nga jetët tona të përditshme, aktualisht, është përdorimi në mënyrë të arsyeshme dhe favorizimi i aktiviteteve të ndryshme gjatë ditës, aktivitete në vend të hapur të cilat e zbusin këtë sforcim akomodues, duke përdorur shikimin nga larg në këtë rast.