Ata lotojnë ose janë të kuq (të irrituar)
Ata lotojnë ose janë të kuq (të irrituar)
Lotët tek fëmija kanë dy origjina kryesore: e para, është një lotim si reaksion nga inflamacioni i syrit dhe origjina tjetër, është më shumë diçka mekanike ku lotët nuk do të largohen në mënyrë korrekte nga syri.
Tek foshnjet, shkaku kryesor i lotëve, është ai që quhet mbyllja e rrugëve të lotëve. Lotët prodhohen këtu, në cep të syrit të jashtëm, ata lubrifikojnë syrin dhe largohen nga këndi i brendshëm i syrit, në hundë. Shpesh, që nga lindja, kjo rrugë largimi është e zënë dhe mund të shkaktojë lotim. Është një patologji beninje e cila zhvillohet në mënyrë të favorshme, në më shumë se 95% të rasteve, mes moshës 1 dhe 2 vjeç, dhe është diçka që trajtohet. Tek foshnja shumë e vogël, ajo ç’ka duhet të jemi të kujdesshëm, dhe që përgjithësisht është e lidhur më një bezdisje të madhe ndaj dritës, një lotim intensiv dhe sy të mëdhenj si të kukullës, është glaukoma kongjenitale, e cila mund të shfaqet. Është një presion shumë i lartë i syrit, i cili në këtë rast, është urgjencë oftalmologjike tek foshnja e vogël.
Shkaku tjetër i lidhur me inflamacionet, është lotimi si reaksion më shpesh i lidhur me konjunktivitet tek fëmijët, tipikisht në rast gjendjeje gripale. Ka edhe trauma të vogla që shihen gjithashtu tek fëmijët që mund t’ju futet një gisht në sy, etj… që sjellin gërvishtje tek syri dhe që kërkojnë një vizitë me mikroskop për të përjashtuar problemet dhe për t’i trajtuar ato.