Kthim tek pyetjet

E gjithë familja ime është miope, a duhet të çojë për kontroll fëmijën tim?

Po, prania e miopisë tek e gjithë familja përfaqëson një faktor risku për fëmijën që të zhvillojë vetë një miopi. Kur të dy prindërit janë miopë, fëmija ka tetë herë më shumë rrezik të bëhet edhe vetë miop, sesa një fëmijë i cili nuk ka prindër miopë. Pra vizita është e rekomanduar më herët se tek fëmijët e tjerë.

Pediatri, sigurisht mund të bëjë ekzaminime diagnostikuese. Ai e bën sigurisht në mënyrë shumë të mirë, por me dyshimin më të vogël, mund të rekomandohet një kontroll tek oftalmologu. Megjithë këto, faktori i riskut për t’u bërë miop është më shumë i lidhur me mjedisin që e rrethon sesa me gjenetikën. Dy elementët e rëndësishëm janë: mungesa e ekspozimit ndaj dritës natyrale dhe tepëria e punës nga afër. Për këtë arsye, të gjithë prindërit duhet t’i rekomandojnë fëmijëve të tyre të kalojnë minimumi një orë në ditë në dritë natyrale, dhe më pas të shmangin të lexojnë ose të shikojnë ekrane shumë afër.

Shikojmë shpesh fëmijë të cilët zhyten në ekranet e tyre në afërsi 10 cm. Jo, ruani 30-40 cm për leximin ose ekranet me qëllim për të mos mbi-stimuluar shikimin nga afër, ç’ka mund të çojë në një rrezik të rritur për të zhvilluar një miopi.