Në çfarë moshe duhet të çojë për kontroll për sytë, fëmijën tim?
Nuk ka realisht moshë specifike kur duhet çuar për kontroll për sytë fëmija juaj, por gjithsesi duhet kryer një kontroll sapo të kemi ndonjë dyshim për shikimin e fëmijës tuaj. Prindërit janë ndonjëherë mosbesues ose janë të shqetësuar nga një vizitë e parë për shikimin tek fëmija i vogël, duke thënë që ai nuk do mund t’i bëjë testet që do i kërkohen. Është një shqetësim që nuk duhet pasur sepse jemi aty për t’u kujdesur për ata dhe për t’u përshtatur në funksion të moshës, pra përshtasim testet në funksion të moshës.
Duhet ditur që edhe tek fëmijët prematurë, ose të lindur parakohe, mund të bëjmë ekzaminime ku mund të marrim matje objektive që na mundësojnë të diagnostikojmë problemet me shikimin. Pra në çdo moshë, sapo të kemi dyshimin më të vogël, nuk duhet të hezitojmë t’i drejtohemi pediatrit, që do vendosë, nëse po ose jo, ka vend për të bërë kontrolle plotësuese. Dhe pastaj, në rastin e sëmundjeve familjare, siç janë korrektimet e forta optike, glaukomat kongjenitale, kataraktet kongjenitale, strabizmat ose edhe ndonjëherë tumoret e syrit, këta fëmijë të cilët mund t’i kontrollojmë që në moshë të vogël për të tentuar t’i diagnostikojmë sa më shpejt sëmundjet që mund të kenë, me qëllim që të trajtohen menjëherë.