Kthim tek pyetjet

Si të dalloj një problem shikimi tek fëmija im?

Të identifikosh një shqetësim të shikimit tek fëmija nuk është diçka gjithmonë e lehtë, vetëm nëse fëmija lind me një shikim të keq të theksuar, nga ku do kuptojmë se ai nuk arrin të fiksojë objektet. Një fëmijë që për shembull, nuk shikon mirë me një sy, nuk do të ankohet me siguri asnjëherë, dhe do të përshtatet me këtë situatë. Për këtë arsye kemi të gjithë një rol për të luajtur, qoftë prindërit, mjedisi familjar ose shkollor, profesionistët, pediatrët, ortoptistët dhe oftalmologët, për të depistuar këto probleme të shikimit.

Një test i thjeshtë të cilin mund ta realizojmë, është të fshehim një sy dhe pastaj tjetrin, dhe të shohim nëse reagimi është i njëjtë mes syrit të fshehur dhe syrit tjetër. Nëse fëmija reagon ndaj këtij mbulimi monokular, kjo me siguri do të thotë se shikon më pak mirë se me tjetrin dhe se duhen bërë kontrolle plotësuese. Shenjat e tjera që mund të njohim është një shqetësim i rreshtimit të drejtë të syve, strabizmin, faktin që sytë nuk e realizojnë mirë fiksimin e objekteve, që lëvizin vetë, pak a shumë si fshirëse xhamash. Kjo quhet nystagmus. Mund të shohim edhe një qepallë e cila bie dhe që mbyll syrin dhe pengon shikimin e këtij syri që të zhvillohet.

Tek fotografitë, asimetria e dritave pupilare, me një pupilë portokalli dhe tjetra e zbardhur, tregon se ka me siguri diçka që dëmton shikimin. Nga shenjat e tjera që mund të njohim, janë lotët, skuqjet okulare. Në moshën kur fëmija fillon të flasë, mund të ankohet për dhimbje koke, për turbullim të shikimit, të përshtasë një pozicion koke jo normale, ose akoma më shumë, të ankohet për një bezdisje ndaj dritës. Ja cilat janë shenjat kryesore për të cilat duhet të jemi të kujdeshëm dhe që mund të na çojnë të bëjmë një vizitë oftalmologjike.